Zjarr e përleshje në protestat e Minneapolis, pas vrasjes nga policia amerikane të të kërkuarit (video)

04/06/2021 15:30

Protestues të tërbuar me autoritetet ndezën zjarre dhe grabitën dyqane dje në Minneapolis, SHBA, ne demonstrimet pas vrasjes nga policia të një të kërkuarit që kishte nxjerrë armën kur oficerët e kishin rrethuar.

Të enjten policia e qytetit vrau një të kërkuar teksa tentonte ta arrestonte, pasi ai kishte nxjerrë një armë zjarri për të rezistuar, sipas deklaratës së autoriteteve.

“Gjatë incidentit, i dyshuari që ndodhej në një makinë të parkuar, nuk bashkëpunoi me oficerët por nxorri një pistoletë që detyroi zyrtarët të hapnin zjarr mbi të”, tha policia e  Hennepin.

Në protestat e mbrëmshme në Minneapolis demonstruesit thërrisnin ofendime dhe slogane anti-polici, teksa oficerët kishin rrethuar perimetrin e tyre duke qëndruar në gatishmëri.

Minneapolis është qyteti i vrasjes famëkeqe të afro-amerikanit George Floyd nga policia dhe nisja e lëvizjes mbarë-amerikane e botërore, kundër brutalitetit të policisë ndaj qytetarëve.

FOTO GALERI
1/3
Protestues të tërbuar me autoritetet ndezën zjarre dhe grabitën dyqane dje në Minneapolis, SHBA

Top Channel