Në gjimnazin “Petro Nini”, në kryeqytet, u zhvillua ndarja e certifikatave për nxënësit fitues, që kanë përfaqësuar shkollën nëpër Olimpiada Kombëtare, në lëndë të ndryshme.
Teuta Braçaj: Kjo certifikatë i jepet fitueses në rang kombëtar, për Kiminë. Më kujtohet që Rozana erdhi me babanë për t’u regjistruar. Dhe i ati këmbëngulte që ta regjistronim në një klasë shumë të fortë, pasi ishte i bindur që vajza do shkëlqente, dhe se do na bënte krenarë. Dhe kishte të drejtë.
“Unë do studioj Kimi-Biologji në Gjermani. Dua të bëj kërkime, të bëhem shkencëtare.
Unë përfaqësoj Shqipërinë në Parlamentin Europian të të Rinjve, në Varshavë të Polonisë. Jam ndër 5 të zgjedhurit nga Shqipëria dhe do përpiqem ta ccoj zërin e të rinjve shqiptarë atje.
Unë kam fituar bursë në Londër. Kam marrë pjesë në një kompeticion teknologjie. Dhe ideja jonë ka të bëjë me një flotë dronësh, për përmirësimin e transportit ajror. Do doja të studioja në Amerikë.
Unë do studioj për Inxhinieri Ndërtimi në Hollandë”, shprehen nxënësit.“Ndërsa unë, mjekësi në Tiranë. Të jesh “Petronins” është krenari. Me emocione e nisa shkollën dhe me emocione po ndahem prej saj”, thotë një maturant.
Juli Ristani
Top Channel