Autori Mexhit Picari

Policia njofton se ka kapur autorin e ngjarjes që tronditi Tiranën, Mexhit Picari i cili vrau ish dhëndrin e tij.

Picari vrau ish dhëndrin pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën.

Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një deklaratë për ngjarjen njoftoi se  pak pas ngjarjes kishin arritur të kapnin autorin: Sot në orën 11 e 50 ndodhi krimi ku është vrarë një person në proces divorci, i ati i vajzës është autori i cili tashmë  është i kapur. Gruaja e viktimës ka qenë e arrestuar më herët për dhunë në familje.

Ndërkohë Gazetarja Anila Hoxha raporton se viktima vjet kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje.

Çifti mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë.

Nga atentati ka mbetur i plagosur edhe ish prokurori dhe njëkohësisht avokati i viktimës Adrian Cama. Cama është jashtë rrezikut për jetën .

Viktima dhe Cama ndodheshin të ulur në lokalin “Trëndafili i Bardhë”. Pesë plumba kanë goditur mbi trup viktimën.

Njoftimi

Policia e Tiranes vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur pak më parë.

Fale reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA