Sërish asnjë humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin: 12 raste të reja në 24 orët e fundit

04/06/2021 16:42

Ministria e Shëndetësisë njofton se, për të disatën ditë radhazi nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 12 raste pozitive, në Tiranë , Shkodër, Berat, Kurbin dhe Malësi të Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,598 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (4 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,919

Testime totale 732,998
Raste pozitive 132,372
Raste të shëruara 129,598
Raste Aktive 323
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 90
Shkodër 64
Korçë 49
Berat 35
Lezhë 24
Elbasan 22
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 5
Dibër 4
Kukës 4
Fier 4

Top Channel