Poliçan/ Prerje e paligjshme e pyjeve, tre të proceduar

04/06/2021 09:10

Në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Shullër i Hadajve”, kanë konstatuar se shtetasit M. T., L. G dhe D. B. kishin grumbulluar lëndë drusore që dyshohet të jetë prerë në mënyrë të paligjshme.

Shtetasit M. T., 29 vjeç, banues në fshatin Zhitom, L. G., 31 vjeç, banues në Remanicë dhe D. B., 27 vjeç, banues në Velabisht, në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit i kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Top Channel