Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias viziton ditën e sotme Prishtinën ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Kurti dhe politikanë të lartë të Kosovës.

Në fikus të takimeve do të jetë dialogu Prishtinë Beograd si dhe rruga evropiane e Kosovës.

Dendias pritet se shpejti të vizitojë edhe Tiranën.

Dendias ka vizituar Kosovën edhe më 9 tetor të vitit 2020 ku është shprehur se njohja se Kosovës është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën, por ky shtet ka zyrën e tij në Prishtinë.

Top Channel