Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Muaji qershor ka ardhur me lajme të mira. Një ditë pas lirimit të masave, autoritetet shëndetësore njoftuan edhe mbylljen e spitalit “Shefqet Ndroqi” si spital “Covid 2” gjatë pandemisë.
Gazetarja Juli Ristani foli me qytetarët në kryeqytet, pas këtij lajmi. Ja si u shprehën ata:
“Një lajm i madh. Këtë kemi prit”.
“Mbaroi pandemi aq ishte. U arrit imuniteti I tufës tek ne. Populli është I lirë të heqë maskat, të dalin për qejf. Iku më e madhja dhe fare, nuk ka për të ardhur më. Unë e kalova Covid-in rëndë, por në shtëpi. Nuk shkova në spital. Mora doktor privat”.
“I dëgjova lajmet dje dhe lajmi që më bëri përshtypje dhe më mbeti në mendje është që u mbyll “Shefqet Ndroqi”. Ky është një sukses, Bravo!”
“Kemi patur të afërm të shtruar në atë spital. Disa ja dolën e disa jo. Ishte luftë e ftohtë kjo që përjetuam, por e kaluam me sukses”.
“Të shtruar nuk kam patur në atë spital. Lajme të mira presim tani, që të gëzojmë ne, të gëzojnë fëmijët tanë. Të shkojmë tek fëmijët që I kemi jashtë. Kam gati 1 vit e gjysmë pa shkuar tek vajza në Zvicër”.
“Jemi shumë të kënaqur, është gjë e bukur shumë. Presim për më mirë akoma. Unë po pres tani të iki të dal të shikoj fëmijët jashtë”.
“Shyqyr që shpëtuam. Ja hodhëm. Jemi të kënaqur, vaksinën e kemi bërë, jemi në rregull. Do Zoti na jep një çikë shëndet tani”.
“Po ku ka lajm më të bukur se ky. U gëzuam pa masë. Për gjithçka kemi shpëtuar. Për fëmijët nuk kemi më frikë”.
“U shëruan njerëzit. Rrofshin mjekët, infermierët e të gjithë punonjësit e mjekësisë”.
Top Channel