“Mbylli llogaritë me plumba dhe gjak”/ Burri vret ish-gruan dhe vetëdorëzohet në polici. Zbulohet motivi i krimit

04/06/2021 22:00

Autori i vrasjes së 64-vjeçares, mbrëmjen e djeshme, në Greqi është vetëdorëzuar. Ai është ish-bashkëshorti i saj, me të cilin prej vitesh ishte ndarë por kishte mosmarrëveshje për financat.

75-vjeçari, me të cilin viktima kishte edhe dy fëmijë, tha se vrasja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha financiare, shkruajnë mediet greke. 

“Unë e vrava atë. Ish-gruaja ime dhe unë kishim mosmarrëveshje të mëdha financiare”, ishin fjalët e tij të para në polici kur 22 orë pas vrasjes, ai u vetëdorëzua.

Mëngjesin e ditës së nesërme, Dimitris K., do të paraqitet para prokurorit dhe pritet që të kërkojë falje dhe të justifikojë veprimin. Në informacion thuhet se në katër muajt e fundit situata midis ish-çiftit kishte shkuar në ekstrem.

Ngjarja  

Të enjten e kaluar situata doli nga shinat. 64-vjeçarja shkoi në Gjykatë dhe hapi një proces gjyqësor kundër ish-burrit të saj. Kur ai e mori vesh, vendosi t’i jepte fund kësaj grindjeje në mënyrën më të tmerrshme, duke mbyllur llogaritë e hapura që kishte me të me plumba dhe gjak.

Ishte ora pak para se të shkonte 9-të. 64-vjeçari zbriti nga shtëpia në kryqëzimin e Aiolou dhe Praxitelou rrugëve në Agia Varvara. 75-vjeçari me pistoletë në dorë dhe sapo e pa, iu afrua dhe tërhoqi këmbëzën tre herë.

Dy plumba viktimën e kapën në qafë dhe kokë, duke humbur jetën në vend. Fqinjët u trembën dhe menjëherë thirrën ambulancën. Ata morën trupin e pajetë të saj dhe e transportuan në morgun e spitalit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel