Masakër mjedisore me bekim bashkie/ Mbetjet e Rrogozhinës në landfillin ilegal të Peqinit ku nuk u bëhet diferencimi

04/06/2021 19:46

Bashkia e Rrogozhinës, për menaxhimin e mbetjeve urbane ka kontraktuar operatorin ekonomik Bardhi shpk dhe Viola Green Shpk.

Një vit më parë kompania Viola Geern u gjobit nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit për krim mjedisor. Mbetjet e Rrogozhinës kjo kompani i hidhte në lumin Shkumbin.

Nga buxheti i bashkisë pastrimi i qytetit, qytetarëve për 4 vjet do t’ju kushtojë 215.488.00 mijë lek. Makinat e plehrave të kësaj kompani pasi mbledhin mbetjet urbane të qytetit, i ven-depozitojë ato në landfillin ilegal të Peqinit.

Bashkia e Rrogozhinës së bashku me kompaninë që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë nuk i diferencon mbetjet sic përcaktohet në Planin Kombëtarë të Menaxhimit të Mbetjeve. Kjo masakër mjedisore bëhet me bekimin e Bashkisë së Rrogozhinës.

Gazetarët e Top Channel shkuan në zyrat e kësaj bashkie per ta pyetur se ku dërgohen mbetjet urbane. Por përgjigja që morëm ishte se në këtë godinë nuk kishte asnjë nëpunës të drejtorisë se pastrimit, pasi së bashku me Kryetarin e Kombanduar të Bashkisë Edison Memolla kishin shkuar në Spille për të pastruar pyllin. Grupi I xhirimit shkoi pikërisht në vendin ku pretendohej se kryetari kish pastruar, por aty gjetëm këto qese mbetjesh të cilat ishin lënë në mes të pyllit.

Edison Mehalla së bashku me administratën e tij pasi kishin mbledhur ato pak plehra në pyll, ishin po vetë ata që kishin ndotur mjedisin. Dorezat plastike i gjetëm të varura në pyll ose të hedhura në tokë.

Top Channel bëri një vëzhgim në pyllin e dendur të pishave, dhe ajo që pa ishte se në brenda kësaj bukurie natyrore gjenden male me mbetjet urbane. Është detyrë e kompanisë Viola Green që të pastrojë këto mbetjet, por duket se kontinieri i makina këtu për herë të fundit duhet të ketë kaluar në vitin e shkuar.

Top Channel