Martesa e Boris Johnson, ish-gruaja e 25 viteve: Të jetoje me të ishte e pamundur (fotot)

04/06/2021 15:56

Ish-gruaja e kryeministrit britanik Boris Johnson, Marina Wheeler ka përshkruar ditët e fundit të martesës së dikurshme me të si “të pamundura”, teksa zbulon për herë të parë se ishte ajo që i dha fund bashkimit.

Avokatja e autorja 56-vjeçare thotë se prishja e martesës së tyre ndodhi teksa ajo luftonte kundër kancerit të shtyllës kurrizore.

Zonja Wheeler tha se “plani hyjnor kishte shkuar keq” duke përshkruar për herë të parë martesën e tyre 25 vjeçare, teksa shton se procesi i ndarjes nga bashkëshorti kishte qenë “i vrazhdë”.

Komentet e saj vijnë gjashtë ditë pasi kryeministri britanik njoftoi se është martuar me të dashurën e tij Carrie, në një ceremomi sekrete në katedralen e Westminster në Londër.

Wheeler tregon: “Me sa duke plani hyjnor kishte shkuar keq. Unë dhe katër fëmijët e mi kishin gjëra të tjera për t’u shqetësuar. Martesa ime 25-vjeçare ishte bërë dicka e pamundur prandaj unë i dhashë fund, dhe e gjithë çështja ishte e vrazhdë. Sigurisht që kjo nuk ishte mënyra sesi funksiononte kanceri. Dy vjet më pas kuptova sesa me fat që isha”.

Në një intervistë me Radio New Zealand gruaja thotë se nuk u ndje asnjëherë “nën hijen” e burrit politikan.

“Unë kisha karrierën time si avokate, isha shumë e zënë dhe puna ishte stresuese. Nuk besoj se ndjehesha nën hijen apo influencën e ndokujt.”

Komentet e saj vijnë një javë pas martesës së fundit që gjithashtu tërhoqi debate për vendin e zhvillimit.

Kryeminsitri Johnson njihet si i fshehtë për jetën e tij private, dhe në Britani ka shumë shakara mbi numrin e fëmijëve ilegale që ai mund te kete lënë.

Debati tjetër në Britani kësaj jave ishte për faktin se kryeministri dy herë i divorcuar, u lejua të martohej në një kishë katolike. Johnson është pagëzuar si katolik por është konfirmuar si kristian anglikan, kur studionte në universitetin Eton.

FOTO GALERI
5/6
Kryeminsitri Johnson njihet si i fshehtë për jetën e tij private, dhe në Britani ka shumë shakara mbi numrin e fëmijëve ilegale që ai mund te kete lënë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA