Lumi Jordan, i cili rrjedh përmes Lindjes së Mesme për 251 kilometra, formon kufirin natyror të Izraelit. Ai derdhet në Detin e Galilesë, dhe pastaj në jug, ku më në fund derdhet në Detin e Vdekur.
Ai ka një rëndësi të veçantë për hebrenjtë, të krishterët dhe njerëzit e besimit islam, pasi përmendet në Bibël si lumi që hebrenjtë kaluan për të hyrë në Tokën e Premtuar, por edhe si lumi në të cilin Gjon Pagëzori pagëzoi Krishtin. Karakterizohet gjithashtu si një vend për mrekulli, dhe shumë pelegrinë, deri vonë, udhëtuan në lindje për t’u pagëzuar në të vetë.
Pamja e sotme e lumit Jordan është vetëm një hije e asaj që ka qenë dikur. Vlerësohet se rrjedha e lumit, të paktën 60 për qind, është më e dobët se sa ishte deri në shekullin e 20-të. Dikur e pasur me ujë, sot, në disa vende, ne e shohim atë vetëm në gjurmë – pak më shumë se dhjetë metra të gjerë, me një thellësi të re “maksimale” prej, modeste, pesë metra. Në disa pjesë mund edhe ta kaloni.
Deti i Vdekur tashmë ka humbur një të tretën e sipërfaqes së tij dhe niveli i ujit po bie çdo vit. Arsyeja për këtë gjendet pjesërisht në avullimin e ujit nga Deti i Vdekur, megjithatë, problemi më i madh mbetet në vëllimin e zvogëluar të ujit nga lumi Jordan, por edhe në shfrytëzimin e detit nga komplekset hoteliere, të cilat ndotin zonën.
Shkencëtarët paralajmërojnë që lumi Jordan do të thahet plotësisht nëse nuk merren masa të caktuara. Ekspertët nuk u kërkojnë politikanëve të ndalojnë përdorimin e ujit, por sugjerojnë gjetjen e një ekuilibri më të shëndetshëm. Ata gjithashtu paralajmërojnë që pelegrinët duhet të parandalohen të pagëzohen në të, sepse është i ndotur, kështu që mund të shkaktojë probleme shëndetësore. “Tani është një rrezik për shëndetin, jo ujin e shenjtë,” thonë mjekët.
Top Channel