‘Llumi i detit’ në brigjet e Turqisë alarmon banorët e ambjentalistët

04/06/2021 20:45

Një shkumë e trashë ngjyrë kafe me flluska, e njohur së fundmi si “llum deti” ka nisur të mbulojë brigjet e detit Marmara në Turqi, duke alarmuar banorët e Stambollit e duke ngritur shqetësime ambjentaliste.

Shkuma e krijuar në mënyrë natyrale është dokumentuar në Turqi prej vitit 2007, kur ishte pikasur fillimisht në disa pjesë të detit Egje pranë Greqisë.

Por vala e saj e fundit në Turqi është më e madhja  dhe ekspertët fajësojnë për të një kombinim të ndotjes dhe ngrohjes globale, të cilat përshpjetojnë rritjen e algave qe funksionojne si elementi lidhes i masës së përçmueshme që pushton brigjet.

“Sigurisht që ndikon për keq te puna jonë,” thotë peshkatari Mahsum Daga, 42 vjeç, duke shikuar substancën viskoze që rrethon rreshtat me peshkarexhat e vogla, të bllokuara prej saj.

“A e dini çfarë i bën kjo guaskave te detit? Kur ato hapen për nevojat e tyre, kjo masë nuk i lejon më të mbyllen sepse e bllokon duke vërshuar brenda. Të gjitha gjallesat me guaska ketu janë të ngordhura”.

Profesori i biologjisë së Universitetit të Stambolit, Muharrem Balci tha se kjo rritje jashtë kontrolli e algave në sezonin pranveror, bllokon dritën e diellit dhe oksigjenin për peshqit dhe botën detare të thellësive.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel