Gjuha e huaj ishte provimi i parë që u testuan maturantët me një strukturë pyetjesh të ndërthurur edhe me alternativa edhe me zhvillim.
Por profesori Artan Fuga në një status në facebook propozon se testet e gjuhëve të huaja të mos bëhen vetëm me shkrim por edhe me gojë. “Ndryshe nuk ka pikë kuptimi, sepse gjuha nuk është thjeshtë e shkruar, por edhe e folur”, shkruan ai.
Në të njëjtin mendim janë edhe mësuesit dhe pedagogët e gjuhëve të huaja, të cilët shprehen se me këtë metodë testi vlerësimi i nxënësve nuk është i plotë.
Në Fakultetin e Gjuhëve të huaja, pedagogu Alban Foci tregon se pjesa më e madhe e kolegëve testojnë me gojë gjatë gjithë vitit akademik në orët e seminareve por edhe gjatë sezonit të provimeve, për të kuptuar më mirë njohuritë e fituara në këto lëndë.
Top Channel