Pas incidentit të shembjes së urës në hyrje të Derëzezës, ditën e sotme ka filluar puna për çmontimin e urës së vjetër dhe vendosjen e urës së re provizore.

Forca Xheniere të ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile të bashkisë Fier po punojnë për nxjerrjen e kamionit që shembi urën dhe çmontimin e saj. Paralelisht po vazhdojnë punimet për ndërtimin e urës së re, të cilat kanë pak kohë që kanë filluar.

Ura e Darezëzës u shemb një ditë më parë si pasojë e një kamioni me peshë 56 ton ndërkohë që ura mund të përshkohej vetëm nga mjete deri në 15 ton. Përgjegjësia për shembjen e urës është e drejtuesit të mjetit, i cili është ndaluar nga uniformat blu.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel