Ishujt Faroe rihapin sezonin mizor, tradicional të therrjes së balenave (fotot)

04/06/2021 21:20

Dhjetë balena pilot u therrën dje dhe sot në gjuetinë e parë të sezonit në ishujt Faroe, teksa aktivistët e mbrojtjes së kafshëve bënin thirrje për ndalimin masakrës tradicionale të balenave e delfinëve, me thika e hushta në plazhet e vendit.

Qindra faroezë marrin pjesë në muajt e therrjes së kafshëve që përbëjnë pjesën kryesore të dietës së rezidentëve, por që tradicionalisht ka lënë të shokuar e të përlotur turistët në vend.

Me hapjen e sezonit të gjuetisë detare në Ishujt Faroe Islands, e njohur ndryshe si ‘Grindadrap’, 10 balena pilot janë vrarë deri tani – ndërsa gjuetitë spontane do të vijojnë për disa muaj.

Gjuetarët kanë refuzuar thirrjet e ambjentalistëve dhe aktivistëve të kafshëve për të ndaluar traditën e tyre qindra vjeçare të ushqimit, madje muajin e kaluar si një sfidë ndaj ankesave, ata kishin ngulur kokën e një balene të vërtetë në skulpturën e njeriu me hushtë në qytezën e Hvannasund.

Çdo vit grupi i aktivistëve ‘Sea Shepherd’ dërgon grupe për të monitoruar vrasjet e balenave, dhe fotot e tyre dokumentojnë sesi balenat e delfinët vriten me thika e hanxharë në ujëra të cekëta nga vendasit.

Vitin e kaluar gjatë gjithë sezonit u vranë rreth 600 kafshë të tilla dhe një numër i ngjashëm pritet të vritet edhe sivjet.

Pasi pikasen ne det, tufat e balenave e delfinëve drejtohen drejt bregut nga barkat ose motorët e ujit të peshkatarëve, ku grupe të tjerë banorësh, përfshi edhe fëmijë, i presin për t’i masakruar me thika.

Në pamjet e viteve të mëparshme të gjuetisë shihen imazhet e vrazhda ku brigjet skuqen nga gjaku i gjitarëve të detit, në traditën që daton nga shekulli i 16-të.

Gjuetitë e vendasve janë spontane, sipas pikasjes së tufave prane bregut te detit. Aktivistët thonë se banorët janë të gjithë gjuetarë amatorë balenash dhe se gjuetia nganjëherë kap në befasi turistët në ishull, që skandalizohen nga pamjet ose nuk kuptojne ate qe po ndodh.

FOTO GALERI
5/5
Tradita daton nga shekulli i 16-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA