“Ishte qëlluar me armë në kokë dhe shpatull”/ Gruaja gjendet e pajetë pak metra larg shtëpisë. Dyshimet e para të policisë

04/06/2021 17:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqinë fqinje, pasi një grua 64-vjeçare është gjetur e plagosur rëndë, mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pak metra larg shtëpisë së saj.

Gruaja u gjet nga disa kalimtarë, të cilët lajmëruan ambulancën, por ndërroi jetë sapo mbërriti në spital si pasojë e  plagëve të marra.

Mediet fqinje shkruajnë se sipas policisë gruaja ishte e divorcuar dhe hetimet janë përqendruar në mjedisin familjar të viktimës, pasi ajo dyshohet se kishte mosmarrëveshje financiare me një të afërm.

Po ashtu pritet që të merren edhe dëshmitë e personave që e njihnin viktimën çka do t’i ndihmojë autoritetet në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Policia është duke punuar për gjetjen e ish-bashkëshortit të gruas që humbi jetën, me të cilin kishte edhe mosmarrëveshje, por që është zhdukur që nga mbrëmja e kaluar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel