Gruaja vdes e pastrehë pa mësuar për trashëgiminë $800 000 në bankë (fotot)

04/06/2021 16:31

Një nënë e dy fëmijëve në Oregon, SHBA ka vdekur e pastrehë pasi një hetues privat nuk arriti ta gjente për ta njoftuar për trashëgiminë $884,000 që e priste në bankë.

Cathy Boone vdiq në një strehë për të pastrehët pas dështimit të përpjekjeve për gjetjen e saj nga autoritetet. Babai i viktimës Jack Spithall tha se e bija kishte pasur nevojë urgjente për ndihmë, kur, mësoi për vdekjen e saj në janar.

Reklamat nëpër gazeta nuk morën asnjë përgjigje dhe një hetues privat nuk arriti ta gjente atë kur i kishte vdekur e ëma në 2016, e cila i la trashëgimi paratë.

Zonja Boone vuante nga probleme mendore dhe varësi nga drogat, ndersa vdiq teksa flinte jashtë në Astoria, Oregon.

Në qytet temperaturat në dimër bien nën zero.

“Nuk arrij ta kuptoj,” thotë babai i saj Jack Spithall në një intervistë televizive.

“Paratë vetëm po rrinin aty – dhe ajo kishte shumë nevojë për to.”

Boone ishte rritur në qytetin e Portland e më pas u vendos në Astoria, ku mamaja e saj vdiq pas ndarjes së prindërve.

$884,407 e trashëgimisë mbeten pa zot në bankën shtetërore, në pritje të pretenduesit më të afërt.

“Pas një vit e gjysmë përpjekje të dështuara për kontaktim me përfituesin, nga përfaqësuesit tanë shteti nuk ka çfarë të bëjë tjetër. Ky është një rast i pazakontë dhe ne shprehim simpati për familjen,” tha Claudia Ciobanu, zëdhënëse e departamentit të financave.

Dy fëmijët biologjikë të zonjës Boone dhe disa persona të tjerë mund të kenë pretendime për trashëgiminë, thanë autoritetet.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA