Fotoja ekskluzive/ Menjëherë pas krimit, Kudret Salia i mbuluar nga gjaku përtokë, avokati Cama i shokuar në karrigen ngjitur

04/06/2021 14:22
Foto e siguruar ekskluzivisht nga gazetarja Anila Hoxha tregojnë çastin pas krimit të ndodhur në Tiranë.

Pamjet që shihni në foto të siguruara ekskluzivisht nga gazetarja Anila Hoxha tregojnë çastin pas krimit të ndodhur në Tiranë.

Viktima Kudret Salia shihet i shtrirë përtokë pajetë i mbuluar nga gjaku, ndërsa avokati i tij Adriatik Cama i cili dhe ai ka njolla gjaku në këmishë, shihet i shokuar në karrigen pranë viktimës duke folur në telefon.

Kujtojmë se krimi që tronditi Tiranën mesditën e sotme u krye Mexhit Picari, ish vjehrri i viktimës, i cili e qëlloi atë për vdekje me 8 plumba 30
min para se të niste seanca e pestë gjyqësore e divorcit, ku pritej të vendosej se dhe më kë do rrinin fëmijët.

Mësohet se në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale.

Gazetarja Anila Hoxha e cila po ndjek hap pas hapi ngjarjen në një lidhje direkte raportoi se krimi, ku Mexhit Picari vrau ish dhëndrin e tij Kudret Salia ndodhi vetëm 30 min para se viktima të futej në seancën e 5 gjyqësore të divorcit me vajzën e viktimës.

Në seancë do të lexohej një akt i psikologes, duke qene se kishte një vendim se nënës i jepej e drejta t’i takonte fëmijët vetëm në fundjavë, sot pritej të pyetje edhe fëmija 16 vjeç se me cilin nga prindërit donte te rrinte.

Gjykata kishte urdhëruar që tre fëmijët të rrinin me babain , por e ëma kundërshton. Gazetarja Anila Hoxha raporton se viktima më herët kishte dorëzuar një urdhër mbrojtje ku thoshte se i rrezikohej jeta dhe se ishte goditur me sende të forta nga ish vjehrri por kërkesa e tij ishte refuzuar.

Jo zyrtarisht thuhet se autori ka qenë një ish polic burgjesh dhe policia duhet ta pyesë se ku e ka gjetur armën e krimit.

Nga atentati ka mbetur i plagosur edhe ish prokurori dhe njëkohësisht avokati i viktimës Adrian Cama. Cama është jashtë rrezikut për jetën .

Top Channel