“Është arratisur në SHBA?”/ Mediat malazeze zbardhin detaje: Elezoviç ‘nyjë’ lidhëse në trafikun e drogës Shqipëri-Europë

04/06/2021 21:25

Shefi i antidrogës së Ulqinit në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç mund të jetë arratisur në SHBA, menjëherë pasi kuptoi se anëtarët e një grupi kriminal që kontrabanduane rreth dy tonë e gjysmë marijuanë e nxorën zbuluar si një nga ‘lidhjet’ më të rëndësishme në trafikun e drogës nga Shqipëria në Evropë.

Kjo është pista e re që po qarkullon në mediat malazeze, ku ndër të tjera sqarohet se kalimi i Elezoviç në Shqipëri nuk është regjistruar në asnjë nga pikat kufitare. Dyshimet për lidhjet me trafikun e drogës lindën pasi ai përdori taktikën e kalimit të paligjshëm të kufirit që zakonisht përdoret nga kontrabanduesit.

Kujtojmë se zhdukja e Rudolf Elezoviç u raportua një javë më parë, kur policia njoftoi kërkimin e tij si një person i zhdukur.

Sipas burimeve të “Dnevni novini”, ai kërkoi ndihmë nga anëtarët e organizatës kriminale, që janë në Shqipëri duke i siguruar atij dokumente të rreme me të cilat ai mund të vazhdonte arratisjen e tij.

Sipas informacionit jozyrtar nga policia, Elezoviç dyshohet se ishte përmendur nga të dyshuarit e arrestuar në operacionin “Kurthi” si një person, i cili u dha atyre informacion në lidhje me lëvizjen e policisë.

Pas atyre deklaratave, hetuesit filluan të kontrollonin nëse këto pretendime ishin të vërteta, megjithatë, Elezović i parandaloi ato dhe u zhduk pasi mori një raport se ai ishte zbuluar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel