Nuk ka fitues në derbin iberik mes Spanjës dhe Portugalisë, ku pavarësisht përpjekjeve të të dy skuadrave, topi nuk përfundoi në rrjetë dhe ndeshja u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.
Furia Roja kontrolloi topin në më shumë se 60% të ndeshjes dhe iu afrua disa herë golit me Ferran Torres, Llorenten e Moratën, të cilët nuk shfrytëzuan si duhet mundësitë e krijuara.
Nga ana tjetër portugezët shënuan me Fonte, por goli i mbrojtësit u anulua për një faull ndaj kundërshtarit. Në pjesën e dytë provuan edhe Ronaldo e Diogo Jota, por pa rezultat, duke bërë që sfida të mbyllej në barazim pa gola.
Më herët Maqedonia e Veriut mori një fitore të thellë 4-0 ndaj Kazakistanit, në miqësoren e zhvilluar në Shkup. Ezgjan Alioski hapi serinë e golave nga pika e penalltisë në pjesën e parë, ndërsa me pas shënuan edhe Trickovski, Ristovski e Churlinov.
Top Channel