Dronët do të ndihmojnë shumë shpejt në kontrollin e territorit të vendit tonë, e pohuar kjo nga vetë kryeministri Edi Rama i cili publikoi disa disa nga projektet e hartuara me sipërmarrës të ekselencës turke.

Shefi i ekzekutivi sqaron se dronët turq do të prodhojnë të dhëna në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik dhe hapësira të tjera. Pjesë e këtij kontrolli pritet të jenë edhe ndërtimet pa leje, për të cilat vetëm përpara disa javësh kryeministri paralajmëroi një aksion që do të nisë nga vija bregdetare.

Këta spiunë superinteligjentë nga ajri, do të përdoren pra në vendin tonë për qëllime civile. kjo duhet të mjaftojë për të fashitur shqetësimin që ngritën së fundi disa media greke, të cilat dilnin me pretendimin se Turqia mund ta pajisë Shqipërinë me dronë luftarakë vrasës. në njëri prej artikujve kujtohej sesio Polonia u bë vendi i parë i NATO-s që bleu nga Ankaraja dronët Bauraktar TB2.

Shtypi grek bënte një analizë të vendeve që kanë bashkëpunim të ngushtë me Turqinë dhe presidentin Erdogan e që mund të çonte sipas tij në marrëveshje për blerje dronësh të tillë.

Lista e blerësve potencialë përfshinte dhe Shqipërinë, ndërsa në shkrim kujtohej sesi dronët turq janë përdorur në disa operacione madhore ushtarake si ato në Azerbajxhan e Ukrainë, ndërsa theksonte efikasitetin e TB2 që mund të ngjitet në mbi 7300 metra lartësi e të qëndrojë në ajër deri në 24 orë.

Top Channel