“Të mos bënte aleancë me Qifen”, Bushati kritikon veprimet e Bashës: Duhet të kishte thënë kaq forcë kisha!

03/06/2021 21:27

Analisti Andi Bushati ka kritikuar kreun e opozitës, Lulzim Bashës duke thënë se duhet të ishte dorëzuar pasi dështoi në përpjekjet për t’i marrë pushtetin Ramës.

Në emisionin “Open”, Bushati tha se Basha nuk kishte pse të bënte aleancë apo të pretendonte të fitonte vota nga rinumërimi, por të dorëzohej duke thënë se deri këtu arrinte forca e tij.

Bushati: Nuk e kisha fjalën që të bënte aleancë me Qifen apo Tom Doshin. Del nga sistemi demokratik me një revolt popullore për të mos lejuar zgjedhjen dhe ke humbur iniciativën e parë dhe nuk ke këllqe për të bërë të dytën. Në këtë sens e kisha fjalën bandë për të marrë vota nga Celibashi apo Kolegji. Kur ishe i ndërgjegjshëm se me Ramën është masakër, pse i çove njerëzit drejt kësaj masakre? Të gjithëve na ndodh që dalim para një muri dhe themi kaq forcë kisha.

Top Channel