Pamjet mizore kur katër luanë bashkohen për të mbytur bufalon në pellgun e ujit në Tanzani (fotot)

03/06/2021 16:35

Në pamjet e mëposhtme tregohen momentet kur katër luanë bashkëpunojnë për të shtyrë një bufalo drejt pellgut të ujit për ta mbytur.

Fotot tregojnë sesi fillimisht luaneshat ndjekin bufalon i cili po qëndronte i qetë në barin e lëndinës në rezervatin e Kogatende në veri të Serengeti, Tanzani.

Më pas shihen dy luaneshat rreth 180 kg që i ngjiten me kthetra bufalos 900 kilogramësh, duke e sulmuar e kafshuar nga prapa.

Më pas dy luaneshave iu bashkohen dhe dy anëtarë të tjerë të tufës teksa e tërheqin kafshët e vetmuar drejt pellgut të ujit, para se ta mbysin duke e mbajtur nën sipërfaqen e ujit.

Fotografi Marc Mol, 62 vjeçar, nga Cairns, Australia, ishte rreth 20 metra larg episodit të vrazhdë teksa tufa e luanëve arriti të nënshtronte bufalon në sulmin prej rreth 20 minutash.

Ai shtoi se bufalo u kishte shkaktuar disa plagë luaneshave para se ta mbysnin në pellg.

“Por me tetë këlyshë të vegjël në tufë, bisha ishte një vakt i mirëpritur ushqimi që do t’i zgjaste luanëve për disa ditë”, shtoi ai.

FOTO GALERI
4/7
Në të tjera foto ato shihen që kërcejnë prej barit mbi prenë e tyre në pellg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA