Ndarja nga jeta e Pirro Manit/ Mesazhi prekës i këngëtarit Elton Deda: Fluturo me engjëjt babai i teatrit!

03/06/2021 21:55

Këngëtari i njohur, Eldon Deda ka bërë një reagim të ndjerë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit Pirro Mani.

Deda ka shprehur ngushëllimet e tij, teksa shkruan se do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për ndihmën që i ka dhënë.

Deda e konsideron Pirro Manin si ‘Babai i Teatrit’ dhe shkruan se madhështia e tij nuk do të ketë kurrë fund, ashtu si edhe veprat dhe pasuria që ai la pas.

“Fluturo tashme me engjëjt babai i Teatrit. Ke sjelle shume gëzime ne jetën time. Dhe çfarë trishtimi solle sot. Do te te jem mirënjohës per gjithçka, per dashurinë qe me dhe, për trajtimin jo si i dashuri i Joles por si artist dhe koleg. Madhështia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do ketë kurrë fund vepra dhe pasuria qe na le! Qofsh i parajsës babi Piro”, shkruan Deda në Facebook.

Pirro Mani, bashkëshorti i aktores, Pavlina Mani, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Ai ishte regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.

Top Channel