Ndarja nga jeta e aktorit Pirro Mani, Rama: Lamtumirë ustai i madh i skenës kombëtare teatrore!

03/06/2021 16:21

Kreu i qeverisë vjen me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artistit të Popullit, Pirro Mani.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare të teatrit, duke shtuar se pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë të varfër.

“LAMTUMIRË USTA!

Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër.

U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes”, shkruan Kryeministri bashkangjitur fotos së të ndjerit Pirro Mani.

Aktori ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej disa kohësh së bashku me familjen e tij.

Pirro Mani, bashkëshorti i aktores, Pavlina Mani, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Ai ishte një regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, ndërsa për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar.

Top Channel