Momentet kur transportuesja 80,000-ton përplaset me portin duke shembur vinçat në Taivan (fotot)

03/06/2021 16:08

Një anije transportuese 80,000-tonëshe ka shkaktuar kaos sot në portin kryesor të Taivanit duke përplasur e shembur vinçat gjigandë para punonjësve të tmerruar.

Mjeti ishte duke u ankoruar në portin e Kaohsiung, në jug të Taivanit kur goditi vinçin e lartë me të cilin do të shkarkohej.

Pamjet dramatike tregonin transportuesen e kompanisë Orient Overseas (International) që përplasi dhunshëm vinçin duke e rrëzuar atë kur nuk arriti të ndalonte para portit.

Gjatë shembjes së vinçi rrëzon edhe një vinç tjetër, dhe të dy përplasen përtokë teksa anija vijon të avancojë drejt kolonës së portit.

Punonjësit e shokuar shihen që vrapojnë për jetën e tyre, teksa konteinerët e anijes bien si domino para tyre.

Nuk raportohej për plagosje përveç një punonjësi 58 vjeçar që u dërgua në spital me disa prerje.

Dy inxhinierë që ishin në vinç në kohën e incidentit u shpëtuan pasi kishin mbetur të bllokuar brenda.

Grupet e shpëtimit përdorën një strukturë 60 metra të gjatë për të shpëtuar dy burrat nga struktura e shembur e vinçit.

Dëshmitarët në skenë thanë se të shpëtuarit ishin të shokuar, por nuk kishin plagë serioze.

FOTO GALERI
1/8
Një anije transportuese 80,000-tonëshe ka shkaktuar kaos sot në portin kryesor të Taivanit

Top Channel