Maqedoni e Veriut, 6 të vdekur dhe 19 raste të reja me COVID-19
03/06/2021 18:49
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 6 viktima dhe 19 raste të reja me koronavirus.
Me këtë numri i viktimave si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.435 ndërsa numri i rasteve në 155.364.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 26 pacientë të shëruar nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 148.872.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.057.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.456 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 804.728 teste në vend.
Top Channel