Kukësi në dorën e Pero Pejiç/ Në mbyllje të sezonit verilindorët shkarkuan trajnerin Josa dhe Drejtorin Nexhipi

03/06/2021 19:58

Pero Pejic rikthehet në Shqipëri për të kontribuar në ish-skuadrën e tij Kukësin, ku pritet vetëm zyrtarizimi i tij si drejtor i klubit verilindor. Ish-sulmuesi kroat, ndër më të mirët në vitet e fundit në kampionatin shqitpar, tregon për Top Channel se si lindi kjo ide.

Pero Pejic: Para 10 ditësh isha këtu dhe u takova me Safetin, më pas ika në Kroaci dhe erdha pash finalen e Kupës mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, ku u takova dhe ndenja dy orë me presidentin e Kukësit ku ai më kërkoi që të ndihmoj skuadrën.

Pejic ka luajtur me disa skuadra në Shqipëri, megjithatë ai tregon se marrëdhënia e tij me Kukësin është e veçantë.

Pero Pejic: Unë me Safetin jemi si familjar, prandaj unë pranova dhe erdha këtu, për të ndihmuar skuadrën që të kthehet në vendin e parë.

Këto ditë pritet vetëm zyrtarizimi i tij dhe plani është që skuadra të futet në merkato në këtë muaj për të filluar në korrik fazën përgatitore të plotë. Po cili do të jetë roli i Pejic.

Pero Pejic: Unë kam dashur ta ndihmoj ekipin si menaxher, unë vitin e fundit kam ndjekur cdo ditë seancat stërvitore të Dinamos së Zagrebit rregullisht dhe kam mësuar shumë e kam krijuar eksperiencë, por nuk jam ende gati për trajner.

Megjithatë Pejic ka qenë ndër të fundit sulmues tek Kukësi që në sezonin 2014/15 ka shënuar 31 gola dhe në sezonin 2016/2017 28 gola, një sulmues i tillë mungon prej vitesh në Superiore.

Pero Pejic: Nëse do një sulmues të mirë që shënon 20-25 gola në sezon duhet të paguash shumë.

Po a ju ka garantuar ju Safeti se e ka buxhetin financiar për ta ringirtur skuadrën?

Pero Pejic: Po, po ai më ka garantuar që do të shpenzojë para për këtë sezon dhe ato pasardhës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA