“Hape derën ma”/ Si u vra në derë të shtëpisë Shkëlzen Velaj, flasin fqinjët: Nëna e tij u frikësua nga zhurma

03/06/2021 12:44

Vlora u trondit në mesnatë nga një tjetër atentat. Viktimë mbeti Shkelzen Velaj vëllai i të cilit ishte vrarë 6 vjet më parë në konflikt me fisin Llanaj.

43 vjeçari po kthehej në shtëpi kur pa atentatorët që i kishin zënë pritë pranë pallatit. Ai u përpoq tu shmangej duke u larguar me vrap nga makina e ndezur drejt apartamentit në katin e pestë. Por ndërsa hapte derën është qëlluar me një breshëri kallashnikovi.

Familjarët e dërguan në spital ku nuk mundi t i mbijetojë plagëve.

Fqinjët tregojnë se viktima nuk ishte njeri problematik për ta, ndërsa tregojnë momentet e para të ngjarjes.

“E kam gjiton atje isha dje, nëna për vdekjen e mori vesh pas orës 02:30. Ishte në shtëpi dhe djali kishte folur hape derën, sa vajta unë të hapja derën tha nga zhurma nuk e hapa dot. Sa hapa derën e gjeta djalin të shtrirë.”- rrëfen komshia.

Një tjetër dëshmitar tregon se Velaj, ishte njeri i qetë.

“Skishte probleme për pallatin ky djali , interesohej dhe për shtrimin e rrugëve, ai e ka shtruar rrugën këtu. Ka vënë shtyllat e ndriçimit pra njeri shumë i rregullt për ne këtu, por grua më të mirë se ëma e tij nuk ka.”- rrëfen komshiu.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta