8 dhjetori i kaluar ishte një ditë që i tronditi të gjithë.

I riu Klodian Rasha u ekzekutua nga policia vetëm se shkeli orën policore gjatë pandemisë.

Në ditën e pretencës nga prokuroria, që kërkoi 20 vite burg për Nevaldo Hajdaraj, TCH ka arritur të  sigurojë pamjet e momentit të vrasjes së Klodianit.

Këto nuk janë momente për klikimet që shuajnë kuriozitetin, por momente reflektimi për të vlerësuar se sa afër është jeta me vdekjen, liria dhe të drejtat e njeriut me shtetin policor.

Gjithçka ndodh për pak sekonda, pasi dy oficerë i kërkuan Klodianit të ndalojë. Ky është polici nën akuzë që në orën 2:2 minuta të mesnatës kalon rrugën.

Klodiani është në trotuar. Polici tenton ta kapë por Klodiani vrapon. Polici rrëzohet, aty ulet në gjunjë dhe e qëllon mbas shpine Klodianin. Mbas të shtënave Klodiani vrapon edhe tre hapa e rrëzohet.

Polici i afrohet dhe mbas tij dhe kolegu, ndërsa shfaqen në radio. Për pak sekonda Klodiani jep shpirt.

Mbas vrasjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta, që kërkonin drejtësi për Klodianin dhe që u mbyllën me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

FOTO GALERI
1/15
Nevaldo Hajdaraj sheh Klodian Rashën

Top Channel