Dendias: Asnjë lëshim Shqipërisë. Mos i shikoni marrëdhëniet greko-shqiptare të lidhura me Turqinë

03/06/2021 19:46

Në një konferencë ndërkombëtare nga qyteti i Patrës, kreu i diplomacisë greke, Nikos Dendias ka folur për politikën e jashtme të Greqisë dhe është pyetur nëse ndikon në marrëveshjen që Athina ka bërë me Tiranën për të shkuar në Gjykatën e Hagës që të përcaktojnë ZEE mes tyre, lidhja e ngushtë e kryeministrit Rama me presidentin turk Erdogan.

“Do t’ju kërkoj të mos i shihni marrëdhëniet greko-shqiptare në kontekstin se shqiptarët janë miq me turqit, kështu që ata automatikisht nuk janë miq të Greqisë. Jo ceshtja eshte shume me komplekse. Dhe më lejoni t’ju them, Shqipëria historikisht – dhe nëse e shikoni në perspektivë – ka bërë zgjedhjen e saj. Fakti që ajo eshtë e etur të bëhet një anëtare i familjes evropiane, që do të thotë nënshkrim i të gjitha vendimeve të autoriteteve evropiane, tregon se ku do të jetë Shqipëria në 50, në 100, apo në 150 vjet nga sot. Dhe do të shihni se Shqipëria ka një tregues te rendesishem te pajtueshmërisë me vendimet e politikes se Jashtme te BE”.

Dendias ka shpjeguar edhe vonesën në marrëveshjen për kufirin detar me marrëdhëniet midis Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta, mosmarrëveshje e madhe sipas tij, nga e cila pritej që Presidenti do t’i jepte Kryeministrit apo jo autorizim për të negociuar kushtet e marrëveshjes së Hagës, për të cilën vetë Rama është zotuar publikisht shumë herë.
Gjithashtu, ka përsëritur se Athina kërkon zbatimin e gjithë kushteve që kërkon BE për vendet e BP.

“Sigurisht, ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim për palën shqiptare. Ajo duhet të plotësojë plotësisht kushtet për pjesëmarrje në familjen Europiane, përfshirë mbrojtjen absolute të të drejtave të pakicës greke”.

Duke karakterizuar Ballkanin si një rajon të çuditshëm, Dendias ka pohuar se gjatë ditës së premte do të vizitojë Kosovën.

Top Channel