Aeroporti “Nënë Tereza” vjen me një njoftim për të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë drejt Turqisë.
Në njoftim thuhet se për pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Turqisë nuk është i nevojshëm të kryhet testi PCR nëse posedojnë dokumentin që vërteton se janë vaksinuar të paktën 14 ditë përpara hyrjes në këtë vend.
Po ashtu, nuk do të duhet të kryejnë testin PCR ata pasagjerë të cilët vërtetojnë me anë të një dokumenti se kanë kaluar koronavirusin në 6 muajt e fundit.
Ndërsa, ata persona të cilët nuk janë vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar Covid-19 në 6 muajt e fundit duhet të kenë kryer testin PCR maksimumi 72 orë përpara nisjes, ose testin e shpejtë 48 orë përpara fluturimit.
Aeroporti “Nënë Tereza”, përmes këtij njoftimi thekson se testi PCr mund të kryhet edhe në aeroport, ndërsa testi antigjen, jo.
Njoftimi i plotë i Tirana International Airport:
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Turqisë
Nuk duhet të kryejnë testin PCR:
Pasagjerët që posedojnë dokumentin që vërteton se janë vaksinuar minimumi 14 ditë përpara hyrjes në Turqi
Pasagjerët që vërtetojnë me anë të një dokumenti se e kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit
Pasagjerët që nuk janë vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit, duhet të kenë kryer testin PCR maksimumi 72 orë përpara nisjes, ose testin e shpejtë antigjen 48 orë përpara fluturimit.
Testi PCR kryhet edhe në aeroport, por jo testi antigen.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport
Top Channel