Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 6 viktima dhe 43 raste të reja me koronavirus.

Me këtë numri i viktimave si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.429 ndërsa numri i rasteve në 155.345.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 48 pacientë të shëruar nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 148.846.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.070.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 3.007 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 802.272 teste në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA