Kundër abuzimit seksual të të miturve, të rinj nga dy gjimnazet e Pogradecit janë bërë bashkë në një marshim simbolik. 

Me pankarta në duar dhe mesazhe ndërgjegjësuese të rinjtë e organizuar nga punonjësit socialë dhe psikologët në shkolla kanë përshkuar rrugët kryesore të qytetit liqenor duke shpërndarë edhe fletëpalosje me informacione të ndryshme.

Ata kanë zgjedhur një ditë rastësore si e sotmja me qëllim që reagimet për sensibilizimin qytetar ndaj fenomeneve të tilla të mos vijnë vetëm në rastet kur këto ngjarje ndodhin.

Ashtu si në vende të tjera rastet e abuzimit të të miturve nuk kanë munguar as në Pogradec çka ngre nevojën e domosdoshme për më shume ndërgjegjësim dhe edukim me qellim parandalimin dhe shmangien e tyre.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA