Një 88-vjeçar nga Volos është arrestuar nga policia pasi akuzohet për vrasjen e një maceje. I moshuari e vrau macen, e futi në një qese plastike dhe më pas e hodhi atë në një kosh mbeturinash.

Sipas medieve fqinje ai do të ulet në bankën e të akuzuarve dhe do të dalë para trupit gjykues, nën akuzën e vrasjes së kafshëve.

88-vjeçari u denoncua nga fqinjët e tij që e panë atë të vriste kafshën dhe më pas ta hidhte në kosh.

Personi i moshuar, përveç sanksioneve penale me të cilat përballet, do t’i duhet të paguajë edhe një gjobë administrative prej 30 mijë euro.

Top Channel