Një nga njësitë amerikane që marrin pjesën në stërvitjen ushtarake në Bullgari, përjetoi një moment mjaft të sikletshëm. Ushtarët ngatërruan objektiv dhe hynë gabimisht në një punishte private të ndodhur në qendrën e banuar, Ceshneghirovo e i drejtuan mitralozët nga punëtorët e trembur.
“Është krejtësisht e papranueshme që formacione ushtarake të vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve bullgarë, qofshin ato bullgare apo edhe të huaja”, deklaroi presidenti i vendit dhe komandanti i forcave të armatosura, Rumen Radev duke iu referuar incidentit.
Komentet e tij janë cituar nga shtypi Italian, që thotë se incidenti ka ndodhur në 11 maj por u mësua vetëm tani.
Televizionet lokale ishin ato që transmetuan filmimet ku shiheshin 7 ushtarët amerikanë teksa hynin në repart dhe drejtonin armët nga punëtorët, shkruajnë mediat në vendin fqinj.
Top Channel