Qumështi i gjembgomarit më i miri për sëmundjet e mëlçisë dhe prostatën

01/06/2021 05:15

Problemet me prostatën duket sikur janë një aspekt i pandashëm i plakjes tek meshkujt ose thjesht çështje fati. Por kjo nuk është domosdoshmërisht kështu. Meshkujt mund të konsumojnë disa ushqime të rëndësishme të cilat mbështesin shëndetin e prostatës. I tillë është rasti i hithrës apo gjembgombarit.

Sipas studimeve gjembgomari përmban disa flavonoidë që përmirësojnë shëndetin e prostatës dhe ekuilibrat hormonalë tek meshkujt.

Gjembgomari, Mbrojtësi i Prostatës
Studimet kanë konfirmuar se substancat përbërëse të kësaj bime mbajnë nën kontroll zhvillimin e prostatës dhe funksionin normal të qelizave. Këto flavonoidë janë identifikuar si agjentë mbrojtës për prostatën. Përveç saj, flavonoidët e gjembgomarit gjallërojnë nivelet e hormoneve të seksit tek meshkujt, përfshirë testosterone. Qumështi i gjembgomarit besohet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë tek këto hormone dhe është i rekomandueshëm për meshkujt e prekur nga andropauza.

Vlera Të Tjera Të Rëndësishme Të Gjembgomarit
Gjembgomari është një bimë që lulëzon dhe që i përket familjes botanike të luledeles dhe mban emrin botanik Silybum Marianum. Kjo bimë nxjerr një lëng të ngjashëm me qumështin, i cila i jep asaj të gjithë ushqyesit e shëndetshëm që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë. Gjembgomari gjendet shpesh në gjendje të egër në të gjithë territoret shqiptare dhe eksportohet fuqishëm drejt tregjeve të huaja. Ekstrakti i gjembgomarit, që përgatitet nga farat e bimës ndihmon me proçesin e detoksifikimit dhe shërben si tonik për mëlçinë duke riparuar dëmet e saj.

Gembgomari është përdorur gjithashtu për të trajtuar cirrozën hepatike, mëlçinë e dhjamosur, helmimet e mëlçisë dhe hepatitin . Bima është efikasenë shmangien e efekteve anësore të ilaçeve kundër dhimbjeve. Qumështi i gjembgomarit përmban acid linoleik që mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ai mban nën kontroll nivelin e kolesterolit dhe sheqernave në gjak tek pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2. /AgroWeb

Top Channel