Foto ilustruese

Muaji qershor ka nisur me një aksident në qytetin e Sarandës, ku 75-vjeçarja është aksidentuar nga një makinë.

E lënduara E. M., banuese në Livadhja u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e  drejtuesit të mjetit  i cili pas aksidentit  është larguar nga vendngjarja.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 07:20 në Livadhja, Finiq, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësoren shtetasen  E. M., rreth 75 vjeçe, banuese në Livadhja, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e  drejtuesit të mjetit  i cili pas aksidentit  është larguar nga vendngjarja.

Top Channel