Papa Françesku: Ndëshkime më të rënda për priftërinjtë që kryejnë abuzime seksuale

01/06/2021 22:15

Papa Françesku nxori të martën një rishikim të kodit penal të kishës katolike, përfshirë ndëshkime për priftërinjtë dhe të tjerë që “përdorin forcën, kërcënimet apo abuzimin e autoritetit” për të kryer akte seksuale.

Priftërinjtë që kryejnë akte të tilla kundër të miturve apo të rriturve mund të përjashtohen nga kisha, ndërsa punonjësit mund të hiqen nga puna ose të ndëshkohen me gjoba.

Kodi i rishikuar penal po ashtu thekson se peshkopët dhe figura të tjera të larta mund të mbahen përgjegjës nëse nuk marrin masat e duhura për të hetuar dhe ndëshkuar priftërinjtë.

Një klauzolë e re trajton si akt penal veprimet e priftërinjve për të “zbutur” apo ndjellë të mitur që të angazhohen në pornografi.

Ndryshimet njoftohen pas 14 vjet studimesh dhe në vazhdën e ndryshimeve që kisha katolike po bën prej vitesh në përpjekje për të ntrajtuar problemin e abuzimit seksual që ka vazhduar ndër dekada./VOA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA