“Më drogonin me shiringa e më digjnin me cigare”/ Rrëfimi i 40-vjeçares që u prostituua në moshë të re: Më linin në rrugë, ja sa paguhesha për një klient

01/06/2021 17:20

Rudina nga qyteti i Kuçovës është grabitur në moshën 14 vjeçare nga një grup të panjohurish në derën e shtëpisë dhe është dërgua në Itali për të prostituuar.

Në emisionin “Shqipëria Live” ka treguar si e drogonin, e digjnin dhe me cigare në rast se nuk pranonte të dilte në rrugë. Ajo rrëfeu të gjithë kalvarin e vuajtjeve që përjetoi për 5 vite ndërsa personat që e kishin grabitur, i premtonin se do i jepnin të ardhura asaj dhe familjarëve.

Rudina: Jam 40 vjeçe, më kanë rrëmbyer, isha 14 vjeçe. Më morën disa çuna me makinë dhe nuk e di nga më çuan. Më vunë një shall në gojë dhe nuk e di çfarë ilaçi më hodhën që nuk shikoja rrugën dhe më pas e pashë veten time në Itali. Më thanë që do rri me ne, do punosh sa do punosh dhe më gënjyen. Do bëja prostitutën, e bëra nga frika. Më drogonin pa dëshirën time. Më linin në rrugë dhe pastaj iknin. Kur lija punën, vinin më merrnin në makinë. Dilja në orën 9 të darkës dhe në 4 të mëngjesit shkoja në shtëpi. Ishte 50 lireta klienti.

Kapja 1 milion ose gjysmë milioni, mi merrnin të tjerët. Kur nuk doja, më digjnin me cigare, më torturonin, i kam dhe krahët copa copa. Më bënin drogën me shiringë dhe pastaj doja vetë të dilja në punë se më hidhnin atë. Na thanë do t’i mbledhim ne lekët dhe do të ndihmojmë, do të bëjmë dhe shtëpi. As shtëpinë se bënë, asgjë. Në shtëpi kishin dhe vajza të tjera, ishin 4 vajza.

Makthi mori fund kur një prej vajzave që jetonte në shtëpi me të u vra. Aso kohe, policia nisi hetimet dhe arrestoi djemtë që i mbanin peng dhe i detyronin të dilnin në rrugë. Më pas, e sollën në Shqipëri.

Rudina: Punova 5 vjet. Pas 5 vitesh, u vra një vajzë. Jetonte në shtëpi me neve. Dilte në punë dhe vinte aty. Pastaj donte dy çuna, ai i dyti e ka vrarë. Pastaj erdhi policia që i kapi. Policia më solli për Shqipëri. Kisha shumë frikë, do vritem tani, do vritem pastaj. Doja të vija po kisha frikë për prindërit. Ata çunat ishin fierakë. Atë që merrte lekët, e quanin Nanin, gënjente, thoshte do ikja te familja do të çoja lekë. Thoja mos e ndihmojnë familjen se ishin copë copë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA