Një grupi peshkatarësh të varfër emenit u buzëqeshi fati krejt papritur, në një mënyrë që zor ta kishin menduar. Në barkun e një balenë të ngordhur ata gjetën një thesar të vërtetë, një sasi të madhe ambergris e cila vlen mbi 1.5 milionë dollarë.
Substanca e çmuar nga zorrët e balenave përdoret për prodhimin e parfumeve dhe ndihmon në zgjatjen e aromës së tyre.
Jemeni, një prej vendeve më të varfra në botë, mbështetet në industrinë e peshkimit si burim kryesor të ardhurash. “Nëse gjen ambergris tek një balenë, ky është praktikisht një thesar”, tha njëri prej peshkatarëve fatlumë për BBC.
“Thamë një herë të afrohemi e të shohim. Nga balena vinte një erë e fortë. Vendosëm ta tërheqim e ta nxjerrim në breg e të shihnim se çfarë kishte në bark”, shtoi ai. Aty gjetën një sasi të madhe Ambergrisi të zi, të cilit shpesh vendasit i referohen si “ari që pluskon”.
Zakonisht kjo substancë, shitet për $50,000 dollarë kilogrami.
Top Channel