Kalim i kufirit nga emigrantë të paligjshëm, kapet  20-vjeçari i shpallur në kërkim

01/06/2021 11:31

20- vjeçari i shpallur në kërkim që ndihmoi emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin është kapur ditën e sotme.

I riu A. Ç. banues në fshatin Vloçisht të Maliqit më datë 29.05.2021, u shpall në kërkim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Edhe një person tjetër i shpallur në kërkim është arrestuar. G. H., 35 vjeç, banues në fshatin Sovjan të Maliqit është dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Korçë/Pogradec

Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim G. H., 35 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 30.07.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq. Ky shtetas, më datë 29.05.2021, u shpall në kërkim policor në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel