Dy persona janë plagosur këtë të mërkurë në Selgar të Sarandës.

Policia njofton se shtetasit S.Ç., dhe M.M. janë paraqitur në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore dhe dyshohet se janë rrëzuar aksidentalisht nga një objekt ku po kryenin riparime.

Fatmirësisht, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Në orën 14:30, në spitalin e Sarandës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasit S. Ç., 31 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, të cilët dyshohen se janë rrëzuar aksidentalisht nga një objekt ku po kryenin riparime në fshatin Shelegar, Sarandë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel