Berberi në Chicago qëllon për vdekje klientin që refuzoi të paguante $15 për qethjen (fotot)

01/06/2021 21:05

Një berber në Chicago, SHBA, është akuzuar për vrasje pasi qëlloi për vdekje një klient që refuzonte të paguante për qethjen e tij.

Incidenti fatal ndodhi pasditen e të enjtes që shkoi, në studion e stilimit ‘Studio 914’ në Chicago Maywood.

Pronari i biznesit Deshon Mcadory, 40 vjeçar, u arrestua për vrasje të gradës së parë të 31 vjeçarit Christian McDougald.

Mcadory për prerjen e flokëve kërkon $15, dhe nuk është ende e qartë sesi u konfliktuan ai dhe McDougald, por sipas raportimeve këtij të fundit nuk i pëlqeu pamja e re e flokëve.

Ortaku i Mcadory, 43-vjeçari Samuel Williams, gjithashtu u arrestua për përdorim të paligjshëm arme.

Prokurori Kevin Meehan tha se McDougald kishte refuzuar të paguante për qethjen dhe nisi të debatonte me Mcadory dhe berberët e tjerë.

Teksa debati përshkallëzohej McDougald kishte ndjekur Mcadory në daljen e pasme të dyqanit dhe e kishte qëlluar klientin dy herë me armë në gjoks, tha prokurori.

Avokati i mbrojtjes Antony Burch përshkruante Mcadory is pronar biznesi dhe baba i dy fëmijëve në universitet. Ai shtonte se klienti i tij ishte tërhequr nga debati kur kishte qëlluar ndaj McDougald, të cilin e përshkruante si ‘agresor’ gjatë konfrontimit.

Seanca gjyqësore e radhës është të mërkurën.

FOTO GALERI
1/4
Berberi Deshon Mcadory, 40 vjec (majtas), partneri i tij i biznesit Mcadory Samuel Williams (djathtas)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA