Ish-drejtori i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç është zhdukur në rrethana misterioze.
Mediat malazeze raportojnë se zyrtari i lartë i policisë ka humbur çdo kontakt me familjen nga data 27 maj.
Ish-shefi i policisë së Ulqinit Rudolf Elezovic, i cili aktualisht është vendosur në sektorin e policisë kufitare malazeze, u zhduk disa ditë më parë, raportojnë mediat vendase.
Një anëtar i familjes së tij raportoi për zhdukjen. Policia u informua se oficeri i tyre u largua nga shtëpia pesë ditë më parë dhe që atëherë nuk ka telefonuar.
Policia malazeze gjithashtu informoi kolegët e tyre në rajon për zhdukjen e kolegut të tyre, dhe anëtarë të policisë shqiptare janë gjithashtu të përfshirë në kërkim. Elezoviç ka kapërcyer kufirin disa herë, kohët e fundit dhe ka qëndruar në Shqipëri, shkruan një tjetër gazetë vendase.
Policia mori deklarata nga disa persona, përfshirë kolegët e tij që ishin në kontakt me të para zhdukjes së
Për një kohë, ai shërbeu si shef i Departamentit për Shtypjen e Kontrabandës dhe Krimit Ndërkombëtar në Departamentin e Policisë Kufitare të Tivarit. Elezoviç ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e kufirit shtetëror në Portin e Tivarit, pikat kufitare Sukobin dhe Tivar, si dhe të gjithë kufirin shtetëror në territorin e komunave të Ulqinit dhe Tivarit.
Top Channel