Exclusive/ Si u arrit dialogu në ’90-ën dhe pse po refuzohet në 2026-ën? Gonxhe: Atëherë qëllimi ishte madhor, sot uljen në tryezë duhet ta shohim si… Një konflikt mes dy personash ka degjeneruar në goditje me sende të forta (thikë).
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kali i Trojës, në Vlorë, por ende nuk dihen ende arsyet e konfliktit.
Top Channel mëson se si pasojë e kësaj ngjarje të rëndë është plagosur 42 vjeçari, Klodian Toska, i cili është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, që po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:40, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K. T., rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel