Exclusive/ Si u arrit dialogu në ’90-ën dhe pse po refuzohet në 2026-ën? Gonxhe: Atëherë qëllimi ishte madhor, sot uljen në tryezë duhet ta shohim si… Qarkullonte me armë zjarri me vete, lokalizohet dhe arrestohet nga Policia.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si rezultat i kontrolleve të befasishme të zhvilluara nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër.
Gjatë patrullimit në lagjen “Liria”, Shkodër, shërbimet e Policisë pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e automjetit.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.
Top Channel