Sharra kthehet në një qendër kërkimesh shkencore, nis zbatimi marrëveshjes mes “Integrate Energy” e UBT-së

31/05/2021 17:24

Në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë nisi zbatimi i marrëveshjes midis shoqërisë koncesionare “Integrate Energy” dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës për kthimin e kompleksit të Sharrës në një qendër kërkimesh shkencore.

Ekipi i dërguar nga universiteti e nisi marrëveshjen me analizimin e parametrave mjedisore të landifillit të Sharrës. “Sot kemi parashikuar që të zhvillojmë një monitorim të gjendjes së cilësisë së mjedisit, pikërisht me marrjen së kampionëve të ujit, të tokës dhe të vegjetacionit, i cili do të jetë në pesë pika të ndryshme për të vlerësuar gjendjen mjedisore. Ka shumë ndryshime në krahasim me çfarë ka qenë më përpara. Janë bërë shumë investime dhe kjo shikohet që në vendin e grumbullimit, në pjesën e mbulesës bimore, e cila ka ndryshuar “, thotë Fatos Huqi, pedagog i UBT-së.

Gjatë vizitës ekipi i universitetit bujqësor siguroi mostra nga pesë pika të ndryshme të kompleksit për të kryer analizat laboratorike. U morën mostra uji, toke dhe biomase, si dhe në terren u mat niveli i zhurmës dhe i ozonit.

“Ditën e sotme ne kemi marrë dy nga testuesit, të cilët vlerësojnë nivelet e ozonit në atmosferë dhe situatën e zhurmave. Siç e shohim niveli i ozonit janë 0,1 nuk kemi ndotje të ozonit në atmosferë. Ndërsa nivelet e zhurmave janë në nivelet 70-80 brenda situatës normale, standardeve normale të emetimit të zhurmave në atmosferë “, tha Vjola Bakillari, pedagoge UBT-së.

Grupi i pedagogëve dhe studentëve ndaloi në një prej të liqeneve të Sharrës, i cili sot është i rehabilituar dhe me një ekosistem të pasur, në të cilin mori mostrat e ujit.

“Nga një vlerësim paraprak i makro bio indikatorëve shikohet një përmirësim i gjendjes së sistemit ujor. Ne shohim që makro bio indikatorët janë të pranishëm, pra shpendët. Kështu që tregon se cilësia e ekosistemit ujor është përmirësuar”, Ardi Erebara, pedagogu i UBT-së.

Landfilli i mbetjeve jo të rrezikshme, ishte një tjetër ndalesë e ekipit të studiuesve të këtij universiteti. Ata vlerësuan këtë investim,  cili iu jep zgjidhje problematikës së trajtimit të mbetjeve në Tiranë.

“Këtu gjendemi në landfillin e integruar të mbetjeve urbane, i cili ka përfunduar në pjesën e ndërtimit të tij dhe së shpejti nis pjesa e operimit. Landfilli ka një sipërfaqe rreth 20 mijë metra katrorë, mendohet të ketë një kohëzgjatje rreth 20 vjet për kapacitetin e landifillit vetë. Mbetjet që do të vijnë në landfill do të vijnë të trajtuara, të kompostuara dhe do të jenë në formë kubikësh në mënyrë që të zënë sa më pak vend dhe të mund të përdoren në rast se do të duhen për pjesën e incenerimit.”, tha Denis Kokallaj, inxhinier i IEBV-së.

Administratorja e kompanisë “Integrate Energy”, Ariola Kodra tha se dera është e hapur për këdo që ka interes, sidomos për studentët. “Më vjen mirë që këta studentë do t’i prekin nga afër dhe do të kenë mundësinë për t’i parë çdo dhe për t’i marrë vetë analizat. Dhe për të bërë ndryshimin se si ka qenë Sharra dje në një nga hotspotet më të ndotura dhe se si është kthyer sot në një ambient të pastër. Dera jonë është e hapur për këdo që ka interes të vijë dhe të vizitojë”, tha Kodra.Monitorime të tillë do të kryhen në mënyrë periodike dhe do të jenë pjesë e studimeve të doktoraturës që do të zgjasin minimalit 3 deri në katër vite./ Gazeta Shqip

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA