Aksident i frikshëm në Kosovë pranë kufirit me Shqipërinë, shtatë persona ngelin të plagosur Takimin me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer që mbërriti në Prishtinë për një vizitë tre ditore, krerët e dy partive opozitare PDK e LDK, Enver Hoxhaj dhe Lumir Abdixhiku e shfrytëzuan për të kërkuar një përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një njëjtën ditë me Palmer, në Kosovë qëndron dhe përfaqësuesi i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, në përpjekje për t’i dhënë një shtysë rifillimit të bisedimeve.
Hoxhaj u përpoq të sqaronte në takim pozicionin e PDK-së ndaj dialogut, duke e vënë theksin tek pritshmëria e kësaj partie që ky proces të përfundojnë me njohje të ndërsjelltë. Ndërsa në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thuhet se kryetari Abdixhiku është shprehur në takim se SHBA-ja është partnerja më e fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës.
Më herët, sipas një njoftimi të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, u tha se gjatë vizitës së tij dyditore, Lajçak do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin, Albin Kurti dhe zyrtarë tjerë. si ndalesa e tij, ashtu dhe ajo e Palmerit duket se synojnë përgatitjen e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, që mund të ndodhë diku nga mesi i muajit qershor.
Nga ana tjetër, këto vizitë bëhen edhe për të dërguar mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut dhe kanë qëllime të ngjashme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Top Channel