“Lëvizte me jelek antiplumb”/ Shqiptarit të ekzekutuar në lokal i ishin bërë më parë edhe dy atentate

31/05/2021 22:49

32-vjeçari shqiptar i ekzekutuar mbrëmjen e shkuar në një lokal në Greqi është Aristidh Pappas. Ai u qëllua me pesë plumba duke humbur jetën në vend.

Edhe pse ishte i njohur për vrasje, vrasje në tentativë, përfshirje në një organizatë kriminale, grabitje, vjedhje, shkelje të ligjit për armët, shkelje të ligjit për të huajt, kërcënim, falsifikim, dhe herën e fundit u arrestua shkurtin e kaluar, ndërsa veshur mbante një jelek antiplumb, ai sërish u la i lirë, duke pretenduar se jeta e tij ishte në rrezik.

Mediet fqinje shkruajnë se Policia e arrestoi disa herë, por drejtësia e mbajti pas hekurave për një kohë të shkurtër dhe e liroi përsëri.

Po ashtu shqiptarit i janë bërë edhe më parë 2 atentate, por ka mundur t’i shpëtojë.

Më 26 maj 2019, ishte sulmuar në stacionin e Larisës dhe ishte plagosur rëndë nga plumbat. Pritë tjetër vrasëse, ndodh në shkurt 2021 përsëri pranë stacionit të Larissa ku të huajt e qëllojnë dhe plagosin në pjesën e këmbës. Në fakt, autorët u përpoqën të shpëtonin në një taksi në të cilën lanë një armë, ndërsa pas operacioneve në Athinë dhe Korint, tre persona u arrestuan dhe u dërguan në burg. Disa orë para sulmit, 34-vjeçari u arrestua nga policia e DIAS në Rrugën Kritis ndërsa po kalonte në një skuter elektrik të veshur me një jelek antiplumb dhe mbante një pistoletë me një plumb në kabinën, duke përmendur frikën për jetën e tij.

Top Channel